Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në furgonin me tifozë të PAOK ndodheshin edhe dy shqiptarë

Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në furgonin me tifozë të PAOK ndodheshin edhe dy shqiptarë

Genci Sadiku dhe Vasil Palo janë 2 shqiptarët që ndodheshin në makinën e përfshirë në aksidentit tragjik në Rumani, siç raporton gazetari i Top Channel Artur Bibe. Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa raportohet se nga aksidenti kanë humbur jetën 7 persona, dhe 3 kanë mbetur të plagosur. Lista e emrave të personave që ndodheshin në mjetin e aksidentuar: Aksidenti ndodhi në Rumani, kur një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut, të cilët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lionit në Europa League, por fatkeqësisht u përfshi në aksident në autostradën pranë qytetit Lugoj. Të gjithë tifozët ishin të moshës 25 deri në 30 vjeç. Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por gjatë rikthimit në korsi...