Aksidenti tragjik i tifozëve grekë/ Shkon në 7 bilanci i viktimave, dyshohet se një prej tyre është shqiptar

Aksidenti tragjik i tifozëve grekë/ Shkon në 7 bilanci i viktimave, dyshohet se një prej tyre është shqiptar

Video që po bë xhiron e mediave europiane pasqyron një aksident të tmerrshëm rrugor në Rumani që ka tronditur mbarë Greqinë. Është një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut ,të cilët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lionit në Europa League, i cili siç duket përfshihet në një përplasje fatale në autostradën pranë qytetit Lugoj. Bilanci është tragjik, 7 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Të gjithë udhëtarët ishin me nënshtetësi greke, të moshës 25 deri në 30 vjeç. Pesë prej viktimave ishin nga Aleksandria e Imathias, dy nga Katerini, ndërsa tre nga Selaniku. Sipas informacioneve, ende të pakonfirmuara të paktën një prej viktimave thuhet se ishte shqiptar me origjinë nga Korça, me inicialet V.P....