Aksidenti në Klos/ Ende asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj, familja apel shtetit
Jurgen Karaj, 30-vjecari i cili dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit në fshatin Dars të Klosit, ende nuk është gjetur nga autoritetet. Edhe pse Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaronte pak ditë më parë se vijojnë kërkimet ‘intensive’, fati i të riu vijon të jetë mister edhe pse kanë kaluar 9 ditë nga ngjarja. Ngjarja ka ndodhur në datën 8 janar, pak pas mesnate, ku automjeti tip Audi me drejtues shtetasin Andi Llosha humbi kontrollin dhe përfundoi në prroin e fshatit Dares. Llosha ka arritur të dalë nga makina dhe është arrestuar nga policia, ndërsa Jurgen Karaj, i cili ishte pasagjer, rezulton i zhdukur tashmë prej 9 ditësh. Babai i tij, Shaban Karaj, dhe vëllai, Endrin Karaj, u bëjnë apel institucioneve shtetërore që...
Burimi:
gijotina.com