Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (Emri)
Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur më 3 mars (e hënë), në autostradën Naro-Camastra të Siçilisë në Itali. Ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra, edhe shoferi 39-vjeçar i makinës me të cilën po transportoheshin 5 punonjësit po shqiptarë për në fermën bujqësore, teksa fillimisht kishte humbur jetën i riu Flori Topalli, 24 vjeç. Pas katër ditësh agoni, edhe zemra e Tili Pilincit pushoi së rrahuri në njësinë e kujdesit intensiv të Villa Sofia në Palermo. Numri i viktimave në aksidentin tragjik të mëngjesit të hershëm në autostradën Naro-Camastra, tani është rritur në dy. Flori Topalli (foto poshtë), njëzet e katër vjeç, vdiq menjëherë pas përplasjes dhe 6 u plagosën, ku Pilinci më rëndë. “Tridhjetë e nëntë vjeçari shqiptar u...
Burimi:
sot.com.al