Aksidenti me pasojë vdekjen e 16-vjeçarit në Fier, arrestohet drejtuesi i Benzit

Aksidenti me pasojë vdekjen e 16-vjeçarit në Fier, arrestohet drejtuesi i Benzit

aksidenti FIER- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit. Si pasojë e përplasjes së forte mes mjeteve, ndërroi jetë gjatë transportimit drejt spitalit drejtuesi i mjetit Peugeot, 16 vjeçari Oktavio Merdanaj. Policia e Fierit njofton sot se ka arrestuar drejtuesin e mjetit Benz, që u përfshi në aksident, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. NJOFTIMI I POLICISË Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", ku humbi jetën shtetasi O. M., ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër, për veprën penale "Shkelje e rregullave të...