Aksidenti me një viktimë në Vlorë, policia jep detaje: Tre të huaj të plagosur, shoqërohen dy shoferët
Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin Vlorë-Orikum ku humbi jetën një person. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 në Radhimë. Më tej bëhet me dije se mjeti i drejtuar nga një 32-vjeçar është përplasur me dy makina të tjera. Pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Për pasojë ka humbur jetën shoferi 35-vjeçar me inicialet F.K. Të plagosur kanë mbetur edhe 3 persona të tjerë teksa mësohet se janë shtetas të huaj. Policia ka shoqëruar 2 drejtuesit e mjeteve dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, në Radhimë, automjeti me drejtues shtetasin V. R.,...
Burimi:
sot.com.al