Aksidenti me 3 viktima në Vlorë, detajet: “Ford”-i i pozicionuar gabim u përplas nga “Benz”-i me 120 km/h, dy shoferët mbetën të bllokuar
pamje nga aksidenti VLORË- Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Drashovicë, ku dy makina u përplasën 'kokë më kokë', duke shkaktuar vdekjen e tre personave. Burime bëjnë me dije se përplasja ka qenë jashtëzakonisht e fortë, dhe viktimat kanë mbetur të bllokuar brenda automjeteve. Sipas burimeve, dyshohet se automjeti tip "Ford" ka qenë duke lëvizur në mes të rrugës dhe me shpejtësi. Ndërkohë, dyshohet se mjeti tjetër tip "Benz", gjithashtu ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara, rreth 110–120 km/h, në një segment ku kufizimi është 80 km/h. Kombinimi i pozicionimit të gabuar në rrugë dhe tejkalimit të shpejtësisë dyshohet të ketë qenë faktor vendimtar në përplasjen fatale. Viktima të aksidentit mbetën shoferët Adi Alushaj 30-vjeç dhe Esat Brahimaj...
Burimi:
zeri.ai