Aksidenti i rëndë në aksin në aksin Drashovicë–Kotë, shkon në tre numri i viktimave, ndërron jetë edhe pasagjeri 40-vjeçar
Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur në aksin Drashovicë–Kotë mbrëmjen e kaluar. Fillimisht, dy persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer u transportua me urgjencë në spitalin e Vlorës në gjendje kritike. Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Andrea Begaj, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë natës. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij ka qenë shumë e rënduar që në momentin e mbërritjes, duke e bërë të pamundur mbijetesën. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkaku kryesor i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, ndërsa autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ky aksident i rëndë i shtohet bilancit tragjik të ngjarjeve rrugore në vend, duke rikthyer...
Burimi:
top-channel.tv