Aksidenti hekurudhor në Spanjë/ Shkon në 39 numri i viktimave, ministri i Jashtëm: Jashtëzakonisht i çuditshëm

Aksidenti hekurudhor në Spanjë/ Shkon në 39 numri i viktimave, ministri i Jashtëm: Jashtëzakonisht i çuditshëm

Një aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Spanjën pasditen e së dielës në rajonin e Andaluzisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 39 personave dhe plagosjen e më shumë se 150 të tjerëve. Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente, e cilësoi ngjarjen si “jashtëzakonisht të çuditshme”. Sipas të dhënave të fundit të transmetuara nga RTVE, aksidenti ndodhi pranë Adamoth, kur vagonët e fundit të një treni Iryo, që udhëtonte nga Malaga drejt Madridit, dolën nga shinat. Për pasojë, një tren tjetër Renfe, që lëvizte në drejtim të kundërt, u përplas me ta, ndërsa edhe vagonët e parë të tij dolën nga shinat për shkak të forcës së përplasjes. Nga 152 të plagosur, pesë ndodhen në gjendje kritike, 24 janë rëndë dhe të shtruar në spital,...