Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për aksidentin tragjik që ndodhi paraditen e sotme në Tiranë, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeç. Dy të arrestuarit janë: Tomorr Kostandin Shukullli, i datëlindjes 03.03.1971, i cili dyshohet se ka qenë i pari që e goditi fëmijën;Valentina Selman Koltraku, e datëlindjes 16.06.1984, e cila më pas e ka përplasur përsëri me mjetin e saj. Sipas hetimeve paraprake, fëmija është përplasur fillimisht nga Shukullli, ndërsa më pas makina e Koltrakut përplasi të miturin. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com