“Aksident tragjik, vdes Lulzim Basha”/ Faqja online që po u bën ‘funeralin’ personazheve publike, për të shitur…

“Aksident tragjik, vdes Lulzim Basha”/ Faqja online që po u bën ‘funeralin’ personazheve publike, për të shitur…

postimi per bashen TIRANË- “Dhimbje/ Vdes këngëtarja e njohur”, shkruan postimi në Facebook. Teksti shoqërohet me një kolazh fotosh të një prej këngëtareve më të njohura shqiptare. Faqja thotë se ajo ka ndërruar jetë dhe të sugjeron të lexosh lajmin që ndodhet në një “link” të fshehur në komente. Linku të dërgon në një faqe interneti me tekst të krijuar nga inteligjenca artificiale, i mbushur me pikëçuditëse e pikëpyetje dhe shpesh me fjalë pa kuptim. “Ajo ka lënë një trashëgimi të gdhendur në industrinë e muzikës”, shkruhet aty. Por këngëtarja nuk ka vdekur dhe qëllimi i linkut karrem është t’iu shfaqë një mori reklamash që shoqërojnë tekstin e gjoja lajmit dhe që ju premtojnë “kura mrekullibërëse”, për prostatën, nishanet, reumatizmën dhe problemet seksuale. Me qëllim...