Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasen dy makina, humb jetën një nga shoferët

Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasen dy makina, humb jetën një nga shoferët

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Autostrada Thumanë-Kashar. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, kur dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i njërit prej mjeteve, 48 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit tjetër, një 22-vjeçar, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. I., 22 vjeç, pasi më datë 18.02.2026, rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 48 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari....