Aksident tragjik në Siçili, humb jetën 24-vjeçari shqiptar (Emri)

Aksident tragjik në Siçili, humb jetën 24-vjeçari shqiptar (Emri)

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në Itali, ku një automjet me punëtorë shqiptarë u përplas me një kamion që transportonte fruta dhe perime në rrugën shtetërore 410, në kilometrin 14,432 në territorin e Naro. Si pasojë e përplasjes, një 24-vjeçar shqiptar, Flori Topalli, humbi jetën në vend, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë drejtuesin e automjetit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas karabinierëve, shkaqet e aksidentit janë ende në hetim, ndërsa për momentin nuk ka detaje të sakta mbi përgjegjësinë e përplasjes. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po punojnë për të rikuperuar automjetet e përfshira dhe për të siguruar zonën e aksidentit. Rruga është mbyllur përkohësisht në të dy drejtimet, duke shkaktuar bllokime në...