Aksident tragjik në Palasë! Fadroma godet për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit

Aksident tragjik në Palasë! Fadroma godet për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të shtunë në Vlorë, në zonën e Palasës. Një fadromë ka goditur për vdekje një punëtor, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Nuk dihet ende identiteti i viktimës, kujt firme i përket fadroma apo rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Ndërkohë, policia thuhet se ndodhet në vendin e ngjarjes por deri më tani nuk ka asnjë reagim lidhur me rastin.