Aksident tragjik në kanierin e ndërtimit në Palasë, fadroma përplas punëtorin

Aksident tragjik në kanierin e ndërtimit në Palasë, fadroma përplas punëtorin

foto ilustruese PALASË- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Palasë. Bëhet me dije se 26- vjeçari që punonte me një fadromë ka goditur për vdekje një punëtor 45-vjeç. Ngjarja mësohet se ka ndodhur brenda një kantieri ndërtimi. Punëtori është dërguar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka mbijetuar dot. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota. Njoftimi i policisë Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë...