Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja është regjistruar në strada Sanità, në segmentin e rrugës provinciale që lidh Savigliano me Vottignasco, në provincën Cuneo. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një rrugë të ngushtë, e njohur prej vitesh si problematike dhe ku janë shënuar edhe më parë aksidente të rënda. Sipas informacioneve paraprake, Jeep-i ku udhëtonin tre të rinj shqiptarë është përplasur ballë për ballë me një mjet të rëndë Iveco. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa dinamika e saktë e aksidentit mbetet ende nën hetim nga autoritetet. Në automjetin tip SUV ndodheshin tre shtetas shqiptarë. Dy prej tyre, pak mbi të...
Burimi:
gijotina.com