Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari. Detajet nga ngjarja e rëndë
Një 48-vjeçar shqiptar, i njohur në komunitet si Fabio, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor në autostradën “A1”, në zonën e Calenzanos të Italisë. Viktima, Fatmir Muslia, ishte shofer kamioni dhe jetonte prej vitesh në Itali, ku kishte fituar respektin e bashkatdhetarëve dhe vendasve për profesionalizmin dhe sjelljen e tij të mirë. Ngjarja ndodhi kur Muslia, duke drejtuar kamionin e tij, u përplas me një automjet tjetër. Përplasja ishte e fortë dhe fatkeqësisht nuk i la viktimës mundësi shpëtimi. Menjëherë pas lajmit, miq dhe bashkatdhetarë të tij u mblodhën pranë shtëpisë së tij në Via di Vittorio, një kryqëzim mes Via Firenze-s dhe Via Romana-s, për t’i shprehur ngushëllimet familjes. Atmosfera ishte e trishtë dhe e mbushur me dhimbje, ndërsa të afërmit...