Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Një shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë përgjatë rrugës shtetërore 18, pranë një rrethrrotullimi në Santa Cecilia, në Eboli të Italisë. Viktima është Xhulijana Guna, 34-vjeçare shqiptare, por prej kohësh e transferuar në Eboli. Ajo ndodhej në buzë të rrugës dhe papritur u përplas nga një makinë e drejtuar nga një grua 37-vjeçare, e cila e tërhoqi zvarrë mbi asfalt deri pranë një stacioni autobusi. Shqiptarja, për fat të keq, ndërroi jetë menjëherë pasi u përplas. Alarmi për ndihmën e shpejtë u dha nga shoferët e tjerë. Në vendngjarje mbërritën patrullat e karabinierëve, të cilët konstatuan vdekjen e gruas. Drejtuesja e makinës, pasi përplasi të huajën, u ndal për të dhënë ndihmën e parë. Me të ndodheshin edhe fëmijët e saj, asnjëri prej...