Aksident tragjik në Itali! “Audi” perplaset “kokë më kokë” me kamionin, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
foto ilustruese ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar mëgjesin e kësaj të enjtetje në Itali, ku ka humbur jetën një 20-vjeçar shqiptar. Aksidenti ndodhi në komunën e Revellos, në provincën e Cuneos, ku i riu shqiptar po udhëtonte me një mjet tip "Audi" teksa është përplasur nga një kamion në lëvizje. Sipas mediave italiane, 20-vjeçari shqiptar më inciale K.G., ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plageëve të marra. Për nxjerrjen e tij nga makina u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Ndërkohë, rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik nuk dihen ende./ZËRI
Burimi:
zeri.ai