Aksident tragjik në Gramsh: Kamioni bie në humnerë, dy të vdekur EMRAT
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të hënë në aksin Kabash–Poroçan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj. Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja tragjike për personat që ndodheshin brenda. Sipas informacioneve paraprake, në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i kamionit. Hetimet e para të Policisë Rrugore dhe autoriteteve vendore tregojnë se në automjet ndodheshin Dëshira Hoxha, Albana Boja dhe Shaban Kotorri. Shaban Kotorri, drejtuesi i mjetit, dhe Albana Boja, mësuesja, kanë humbur jetën në vendngjarje. Mësuesja është nxjerrë nga mjeti pas aksidentit, por nuk ka mundur të mbijetojë. Raportohet se Dëshira Hoxha, infermierja, ka mbetur e plagosur rëndë dhe nuk reagon, ndërsa është transportuar...
Burimi:
gijotina.com