Aksident tragjik në Durrës! Makina fluturon nga Ura e Dajlanit, humb jetën pasagjerja 18-vjeçare

Aksident tragjik në Durrës! Makina fluturon nga Ura e Dajlanit, humb jetën pasagjerja 18-vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen 15 janarit në Durrës, te Ura e Dajlanit. Rreth orës 22:15 një automjet tip BMW X5 ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura. Mësohet se automjeti ka qenë me shpejtësi të lartë, çka dyshohet se ka sjellë rënien e makinës nga ura e Dajlanit. Dyshohet se shpejtësia në lëvizje dhe një manovër e gabuar për të shmangur situatën në rrugë e kanë nxjerrë mjetin jashtë saj dhe ka përfunduar poshtë mbikalimit. Si pasojë e aksidentit, pasagjerja 18-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit, 26 vjeç banues në Fier, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Gjithashtu, nën kujdesin e bluzave të bardha tashmë janë edhe 2 këmbësorë të dëmtuar...