Aksident tragjik në Durrës/ Makina bie nga mbikalimi, humb jetën pasagjerja 18-vjeçare, plagoset shoferi dhe dy këmbësorë
Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës me pasojë vdekjen e një 18-vjeçareje. Sipas policisë rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv