Aksident tragjik/ 23-vjeçari me makinë, përplas këmbësorin. Ndërron jetë

Aksident tragjik/ 23-vjeçari me makinë, përplas këmbësorin. Ndërron jetë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa, një automjet i drejtuar nga shtetasi S. N., 23 vjeç, ka përplasur një këmbësor, shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë në këtë segment rrugor. Si pasojë e përplasjes së fortë, 81-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shërbimet e emergjencës nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ta shpëtuar. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore. Autoritetet pritet të japin informacione shtesë pas...