Aksident te Unaza e Madhe e Tiranës
Një aksident rrugor ka ndodhur afër orës 12 të natës në Unazën e Madhe, në segmentin pranë Kopshtit Zoologjik. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat punuan për nxjerrjen e të aksidentuarit si dhe normalizimin e trafikut e sqarimin e rrethanave të aksidentit. Mësohet se një makinë e cila udhëtonte nga Astiri drejt TEG e cila ishte me shpejtësi 125 km/orë ka hyrë në kthesën e padukshme të Unazës, por në rrugë kishte ndaluar një makinë me difekt, dhe e ka goditur nga pas makinën duke u rrokullisur disa dhjetra metra në Unazë. Shpejtësia e lartë nuk ka krijuar mundësi që shoferi të manovrojë për të eleminuar goditjen. Shoferi 27 vjeçar është dëmtuar rëndë, ku rrezikon të humbë dyja këmbët si pasojë e përplasjes,...
Burimi:
kohajone.com