Aksident rrugor në aksin Baldushk–Vishnje, humb jetën 28-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, ku dyshohet se viktima ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit. Më pas motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 22.03.2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com