Aksident pranë Gjykatës së Tiranës, autoboti i UKT përplas për vdekje drejtuesen e motorit
Pamje nga aksidenti TIRANË- Një aksident raportohet se ka ndodhur pranë Gjykatës së Tiranës. Dyshohet se autoboti i Ujësjellësit dhe Kanalizmive të Tiranës (UKT) ka përplasur për vdekje një grua me motor. Në pamjet e dërguara për "ZËRI-n", shihet gruaja që është e shtrirë në rrugë dhe disa kalimtarë që po përpiqen ta ndihmojnë, teksa presin të mbërrijë ambulanca. Mësohet se gruaja ka ndërruar jetë, ndërsa Policia ka mbërritur në vendngjarje. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të ditura. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai