Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë

Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në zonën pranë Rrugës Transbalkanike në Vlorë, ku një automjet tip Audi ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë në këtë aks rrugor. Sipas informacioneve paraprake, makina tip Audi ka goditur biçiklistin në lëvizje. I plagosuri ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitali Rajonal i Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.