Aksident në Unazën e Madhe pranë Kopshtit Zoologjik
Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në Unazën e Madhe, në segmentin pranë Kopshtit Zoologjik dhe Kompleksit “Fari”. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka apo jo për persona të lënduar. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat punuan për normalizimin e trafikut dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. Sakaq, pritet njoftim zyrtar nga policia.
Burimi:
kohajone.com