Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë
POLICIA E SHTETIT Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë–Veliqot, ku një automjet ka dalë nga rruga pasi drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin. Sipas njoftimit të policisë, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi shtetasi N. S., 66 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë një pasagjer që ndodhej në automjet, i cili ka marrë ndihmë mjekësore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
argjiroja.net