Aksident në Shkodër, makina përplas 9-vjeçarin

Aksident në Shkodër, makina përplas 9-vjeçarin

Një aksident është regjistruar në Shkodër. Një automjet ka përplasur në 9-vjeçar dhe si pasojë e aksidentit i mituri është dëmtuar në këmbë. Menjëherë është transportuar në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.