Aksident në rrugën Shënkoll-Rrilë, një i plagosur nga përplasja e dy makinave
Një aksident është regjistruar pak më parë në rrugën dytësore ‘Shënkoll-Rrilë, Lezhë, ku dy automjete janë përplasur më njëra tjetrën. Për pasojë ka mbetur i plagosur një nga shoferët, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. “Rreth orës 09:50, në rrugën dytësore “Shënkoll-Rrilë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. P. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K.. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi K. K., i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi:
kohajone.com