Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Rrëshen-Kukës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije se automjeti me drejtues një 37-vjeçar banues në Tiranë, humbi kontrollin dhe u përplas me një kamion me drejtues një 49-vjeçar nga Kosova. Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot–Morinë referuan rastin në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal. Ndërkohë, 37-vjeçari dhe një pasagjere ndodhen nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.