Aksident në Pogradec, vajza përfundon në spital
Aktualitet E Shtunë, 14 Shkurt 2026 18:36 Këtë të shtunë një mjet ka përplasur një këmbësore në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë në Pogradec. E plagosur ka mbetur një vajzë e cila u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit. Raportohet se ajo ka marrë goditje në kokë dhe fraktura të tjera. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga “blutë” lidhur me ngjarjen në fjalë.
Burimi:
kohajone.com