Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Një aksident i rëndë është regjistruar në minierën e bakrit në zonën e Spaçit, ku ka mbetur i plagosur një minator që punonte për kompaninë “Tete Albania”. Mësohet se minatori Edmond Gjikola është dëmtuar gjatë punës në galeri, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes. Pas aksidentit, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar. Lajmi është bërë publik nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. “Punëtorët detyrohen të kryejnë punë jashtë profesionit dhe kapaciteteve të tyre profesionale e fizike. Në minierë mungon personeli i kualifikuar për sigurinë dhe shëndetin në punë, nuk funksionojnë këshillat e sigurisë dhe nuk kryhet vlerësimi ligjor i rrezikut. Masat parandaluese janë pothuajse...
Burimi:
gijotina.com