Aksident në Lezhë, makina përplas motorin, plagoset një person

Aksident në Lezhë, makina përplas motorin, plagoset një person

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Mabë. Policia bën me dije se një makinë është përplasur me një motor. Për shkak të përplasjes është plagosur shoferi i motorit rreth 69 vjeç. Ai është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri rezultoi në gjendje të dehur dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. “Lezhë/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Lezhë-Mabë”, automjeti me drejtuese shtetasen I. B. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Z. B., rreth 69 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Z. B., i cili është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nga kryerja e testit të alkoolit, shtetasi Z. B. rezultoi në gjendje...