Aksident në Kukës, shoferi përplas me makinë këmbësoren 49-vjeçare
Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, ku një automjet ka përplasur një këmbësore. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banore e Kukësit. Për pasojë, këmbësorja është dërguar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. N., është shoqëruar nga policia në ambientet e DVP Kukës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv