Aksident në Korçë–Maliq/ Makina merr përpara “Benzin” e ndaluar në rrugë, humb jetën polici i burgut të Drenovës (EMRI)

Aksident në Korçë–Maliq/ Makina merr përpara “Benzin” e ndaluar në rrugë, humb jetën polici i burgut të Drenovës (EMRI)

vendngjarje KORÇË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas, ku ka humbur jetën një 45-vjeçar. Viktima është identifikuar si Krenar Çekiçi, punonjës i policisë së burgjeve pranë IEVP Drenovë. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë 45-vjeçari, drejtues i njërit prej mjeteve.  Nga të dhënat paraprake në vendngjarje, bëhet e ditur se një automjet që lëvizte nga Korça në drejtim të Maliqit ishte ndaluar në krahun e djathtë të rrugës për të kaluar në anën tjetër, me sinjalin e hapur. Në ato momente, një mjet tjetër që vinte në të njëjtin drejtim ka goditur fillimisht automjetin përpara tij dhe më pas edhe një...