Aksident në Fier-Lushnje/ Përplasen dy makina, një person përfundon në spital
Mesditën e sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës. Një mjet tip fuoristradë, ka përplasur nga pas një mjet tip “Audi” dhe për pasojë një prej udhëtarëve në fuoristradë është dërguar me ambulancë, për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes. Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme dhe njëkohësisht po disiplinon trafikun. Raportohen dëme materiale dhe personi i lënduar ka marrë ndihmën e parë dhe po mbahet nën kontroll nga mjekët. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të fuoristradës.
Burimi:
kohajone.com