Aksident në Fier, drejtuesi i kamionit humb kontrollin dhe përfundon në kanal

Aksident në Fier, drejtuesi i kamionit humb kontrollin dhe përfundon në kanal

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, në aksin rrugor Fier-Kallm, pranë mbikalimit të autostradës. Një kamion i tonazhit të rëndë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin. Fatmirësisht drejtuesi dhe një pasagjer që e shoqëronte, kanë arritur të dalin nga kamioni vetëm me dëmtime të lehta. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, autoambulanca policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, i cili mrekullisht përfundoi vetëm me dëme materiale.