Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

Një këmbësor është përplasur pak minuta më parë nga një automjet në Durrës. Ngjarja ndodhi në lagjen 4, në një nga rrugët kryesore me qarkullim të dendur të qytetit bregdetar, pranë ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit. Sipas dëshmitarëve, mjeti tip Volkswagen Touran ka përplasur një burrë që po kalonte në rrugë. Paraprakisht, mësohet se këmbësori ka marrë dëmtime, por pa rrezik për jetën. Top Channel