Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 06:15 në aksin rrugor Shishtavec–Kukës. Një automjet ka përplasur një këmbësore. Si pasojë e kësaj është dëmtuar këmbësorja 49-vjeçare, banuese në Kukës, e cila po lëvizte në këmbë. Ajo është transportuar në spital për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtories Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Njoftimi i policise Kukës/Informacion paraprak Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shishtavec-Kukës”, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, këmbësore.  Shtetasja Sh....