Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, lëndohen dy shoferët

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy mjete, lëndohen dy shoferët

Një aksident është shënuar në aksin Peshkopi-Maqellarë, pranë fshatit Dovolan, ku dy mjete një Golf dhe një Land Rover janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Dy drejtuesit e mjeteve, shtetasit Vilson Murra dhe Fezulla Keta janë dërguar në spitalin Rajonal të Dibrës për të marrë ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, dyshohet se drejtuesi i Land Roverit Fezulla Keta ka humbur kontrollin dhe ka goditur mjetin tip Golf, i cili edhe pse ka dalë jashtë rrugës nuk e ka shmangur dot përplasjen. Top Channel