Aksident me vdekje, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Aksident me vdekje, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të shtunë në zonën e Palasës në Vlorë. Një person ka ndërruar jetë, pasi u godit nga një fadrom brenda një kantieri ndërtimi. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth dy orë më parë dhe viktima e incidentit është një 45-vjeçar, shtetasi Kreshnik Haska. Po ashtu raportohet se drejtuesi i fadromës e ka goditur duke bërë indietro, pasi nuk e ka parë. Policia ka shoqëruar drejtuesin 26-vjeçar të fadromës, shtetasin Elidon Pashaj, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Njoftimi i Policisë: Himarë/Informacion paraprak-Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke...