Aksident me vdekje në Elbasan! Shoferi i dehur përplaset me pemën, humb jetën pasagjeri 21-vjeçar
FOTO ILUSTRUESE ELBASAN-Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune, në rrugën “Janaq Kilica”, në Elbasan. Një 26-vjeçar, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri 21-vjeçar, Nehat Uruçi. Njoftimi i policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në rrugën “Janaq Kilica”, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. U., 21 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimi:
zeri.ai