Aksident me vdekje në Belsh, 20-vjeçari përplas me makinë të moshuarën
Një aksident me vdekje ka ndodhur në Belsh, ku një 20-vjeçar ka përplasur me makinë një të moshuar. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Rrenas, ku 20-vjeçari me inicialet K.L dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital. Policia njofton se me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv