Aksident me vdekje në Bathore, 40-vjeçari përplas këmbësoren, 65-vjeçarja humb jetën në spital
foto ilustruese TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Bathore. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se një 40-vjeçar ka përplasur për vdekje me automjetin e tij një kombësore. Për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën në spital, pasi nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftimi: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale....
Burimi:
zeri.ai