Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën
Një aksident i rëndë me përfshirjen e gjashtë automjeteve ka ndodhur në qendër të Vlorës, pranë Postës Qendrore. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Peugeot” i ka prerë rrugën një mjeti tip “Volkswagen”, duke shkaktuar përplasjen fillestare që përfshiu edhe disa mjete të tjera në lëvizje, përfshirë një “Hyundai” të Prefekturës së Vlorës. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Përplasja ka krijuar gjithashtu bllokim të përkohshëm të qarkullimit, duke shkaktuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve në zonë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë normalizuar trafikun. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.
Burimi:
gijotina.com