Aksident i rëndë në vend/ Kamioni humb kontrollin dhe del nga rruga (Detaje)

Aksident i rëndë në vend/ Kamioni humb kontrollin dhe del nga rruga (Detaje)

Një aksident është shënuar këtë pasdite në fshatin Rrjoll në Malësinë e Madhe. Shtetasi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit