Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në rrugën “Gjeneral Nikols”. Policia bën me dije se rreth orës 06:50, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.