Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit/ Makina humb kontrollin del nga rruga dhe përfundon në kanal (Detaje)

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit/ Makina humb kontrollin del nga rruga dhe përfundon në kanal (Detaje)

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit pak kilometra larg kryeqytetit. Një automjet i cili po lëvizte drejt Tiranës doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Nuk dihet ende numri i personave që ndodheshin në automjet, ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi i cili është transportuar në spital. Në vendin e ngjarje ka mbërritur policia e cila pritet të jap më shumë informacion rreth shkaqeve të aksidentit.